Me aktivitete të ndryshme, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Aktiviteti ishte paraparë të mbahej më 6 prill, por u shty shkaku i kushteve atmosferike.
Qindra nxënës të klasëve të gjashta të Shkollave Fillore “Faik Konica”, “Naim Frashëri” dhe “Iliria” në Prishtinë, praktikuan sporte të ndryshme.
Sipas rekomandimeve të organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport”, fëmijët shpalosën fletët e bardha dhe flamurin e bardhë, duke përquar kështu mesazhin e paqes në botë.
Aktivitetit iu bashkua edhe organizata ndërkombëtare “Play International”, ndërsa e pranishme ishte edhe menaxherja e KOK-ut në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Adelina Bacaj Dreshaj.