Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2021 të ndajë nga buxheti i saj bursa “Shpresa Olimpike 2021”.
Për dallim nga viti 2020, ku u ndanë 10 bursa, këtë herë ky numër ka shkuar në 24, ndërsa përfitues do të jenë sportistë të moshës 15 deri në momentin kur kanë mbushur 21-vjeç.
24 sportistët vijnë nga 16 federata të ndryshme olimpike, përfshirë edhe të gjitha federatat ekipore.
Bazuar në të arriturat e tyre gjatë vitit 2020, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka ndarë bursistët në tri grupe, ndërsa ata do të përfitojnë shumat në vlerë 100 deri në 150 Euro në muaj gjatë tërë vitit 2021.
Krahas tyre, KOK-u javë më parë ka përzgjedhur edhe 10 bursistë tjerë “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të përfitojnë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, shumën në vlerë 150 Euro në muaj.
Sportistët që do të përfitojnë bursa si “Shpresa Olimpike 2021” nga KOK-u
Vlera 150 Euro në muaj
1. Eda Zeqiri (not)
2. Vesa Ibrahimi (karate)
3. Arbër Kullashi (xhudo)
4. Bashkim Bajoku (boks)
5. Yllka Jashari & Melirona Avdullahi (volejboll) nga 75 Euro
7. Kiana Kryeziu (skitari)
125 Euro në muaj
8. Albina Deliu (atletikë)
9. Fresk Sylhasi (tenis)
10.Olt Kondirolli (not)
11. Bleonit Bytyqi (mundje)
12. Blerton Nuha (çiklizëm)
13. Kreshnik Mahmuti (pingpong)
100 Euro në muaj
14. Albulena Guri (futboll)
15. Astera Tuhina (basketboll)
16. Betim Idrizi (hendboll)
17. Arbnor Berisha (shenjëtari sportive)
18. Shega Hasani (pingpong)
19. Bleor Ivanja (triathlon)
20. Auron Syla (mundje)
21. Edonit Telaku (shenjëtari sportive)
22. Lirije Peci (triatlon)
23. Elvis Çitaku (gjimnastikë)
24. Valëza Rama (gjimnastikë)