Bernard Tahirbegolli, emërohet koordinator i KosADA-s

Bernard Tahirbegolli është emëruar koordinator i Agjencisë së Anti-Dopingut të Kosovës (KosADA).

Vendimi është marrë nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Tahirbegolli do të zëvendësojë në këtë pozitë Gëzim Murselin, i cili kishte dhënë dorëheqje.


Bernardi është specialist i mjekësisë sportive, ndërsa edhe më herët ka qenë pjesë e KosADA-s, në cilësinë e zyrtarit për kontrollin e dopingut.

KosADA është themeluar në vitin 2019 nga KOK-u, pas rekomandimit të marrë nga Organizata Botërore e Anti-Dopingut (WADA).