18 përfaqësues të IOC dhe ANOC mbajtën modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN”

ANOC dhe IOC kanë mirëpritur 18 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK), të cilët vijuan modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN” për ndryshimet klimatike.


Qëllimi kryesor i takimit ishte zbulimi i rezultateve të emetimit të karbonit të KOK-ve, pasi ata punuan së bashku me Institutin Oko, për matjen dhe hartimin e sistemit të mbledhjes së të dhënave.


KOK-un e përfaqësoi udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Rejhan Halili, që njëkohësisht edhe koordinon projektin “OCEAN”.


Projekti që drejtohet bashkërisht nga ANOC, Zyrja e Bashkimit Evropian për EOC, IOC dhe Instituti Oko, është një program dyvjeçar që synon të ndihmojë Komitetet Olimpike Kombëtare për të përmirësuar masat e tyre për qëndrueshmëri dhe t’i pajisë ato me mjetet e nevojshme.


Qëllimi ishte vlerësimi i progresit të bërë dhe arritjet e para, një vit pas fillimit të projektit, i cili do të vazhdojë deri në pranverën e vitit 2025.


Pjesëmarrësit i mirëpritën: Nils Holmegaard, drejtues i Departamentit të Vlerave Olimpike, Julie Duffus, udhëheqëse e lartë e lëvizjes olimpike të ndryshimeve klimatike për IOC dhe Hellmund Folker, drejtor në zyrën e EOC në BE, etj.


Trajnimet u mbajtën në zyret e IOC dhe ANOC, të cilat janë lidere të projektit së bashku me zyrën e EOC në BE.