Xhudo do t’i ketë pesë sportistë të kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024. Bazuar në renditjen përfundimtare olimpike të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, sporti ynë më i suksesshëm do të përfaqësohet me pesë xhudistë.
Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg), do të kërkojnë podiumin olimpik. Madje, Krasniqi dhe Fazliu do të udhëtojnë si bartëse e dytë përkatësisht tretë në kategoritë përkatëse.
KOK shpreh mirënjohjen e thellë për kontribuuesin më të madh në këtë drejtim, kryemjeshtrin Driton Kuka.
Momentalisht, kemi gjashtë norma olimpike, pesë nga xhudo dhe një nga boksi.




