Vendimet e mbledhjes së 36-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e 36-të të tij, në të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rendit të ditës.

Bordi vlerësoi lart suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku u fituan dy medalje, e argjendta me Distria Krasniqin dhe e bronzta me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.


E pranishme në mbledhje ishte edhe anëtarja e re e Bordit Ekzekutiv, Teuta Beselica, e cila në këtë pozitë zëvendëson Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila u nda nga jeta në muajin mars të këtij viti.


Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

  • U miratua rishikimi i planifikimit buxhetor për vitin 2024.

  • U diskutua për federatat jo aktive dhe të pa licencuara nga MKRS, e të cilat janë anëtare të KOK-ut.

  • U diskutua për qarkoren e re të Kuvendeve të organizatave sportive të nxjerrë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

  • U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

  • U paraqiten edhe aktivitetet e ardhshme deri në fund të vitit.

  • U diskutua edhe për programin “Super Sportistët”.

  • U miratua punësimi i Shkëlqim Haxhnikajt në Departamentin e Financave.