+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Vendimet e mbledhjes së 12-të të Bordit Ekzekutiv

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e 12-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Më poshtë gjeni vendimet e marra:

•             U diskutua për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

•             U diskutua për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga rreth 100 sportistë pjesëmarrës. Për herë të parë do të përfaqësohemi edhe me sportet ekipore, si basketbolli, hendbolli dhe volejbolli.

•             U miratua raporti i komisionit të sportit për ankesat dhe kërkesat e federatave sportive për listën e bursave për “Shpresa Olimpike 2026”

•             Me propozim të komisionit të sportit dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, në listën e bursave olimpike “LA28” u përfshin xhudistja Erza Muminoviq dhe gjimnastja, Sara Pllana.

•             U diskutua për kërkesën për anëtarësim të KOK-ut në “National Sports for All”, organizatë kjo e njohur nga IOC.

•             Bordi u informua për punësimin e Iliria Ramadani në pozitën e zyrtares për projekte.