KOK-u përmes komisionit “Femra dhe Sporti” ka organizuar edicionin e 7-të të konferencës “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, e cila këtë herë u zhvillua me temën “Loja e barabartë – gratë në udhëheqje”.
Qëllimi i kësaj konference ishte të promovojë dhe nxisë rritjen dhe përfshirjen e vajzave dhe grave në sport, si dhe në fusha të ndryshme.
Konferenca u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të shumtë të federatave sportive, MKRS, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Komuna e Prishtinës, Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, studentë, etj.
@NOCKOSOVO organized the 7th "Gender Equality and Diversity" conference.
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) November 13, 2024
The purpose of this conference was to promote and encourage the growth and inclusion of girls and women in sports and various fields.
The panel, featuring members from the business and sports communities. pic.twitter.com/RFZoVVtts3
Në fjalën hyrëse, folën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, anëtarja e komisionit “Femra dhe Sporti”, Vjollca Krasniqi, drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj dhe drejtori i sportit në komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica.
Paneli, që vinte nga komuniteti i biznesit dhe sportit, përbëhej nga: Linda Shala, biznesmene dhe kontribuuese në sport, Ermal Sadiku themelues i “Link Plus It”, Jennifer Laësson nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, Vesa Rezniqi Pallaska, drejtoreshë për Çështje Gjinore dhe Gjithë përfshirje Sociale në organizatën “Milenium Challenge Account Kosovo”, Valon Canhasi, themelues i agjencisë së marketingut “Hallakate”, Sanije Krasniqi nga FFK dhe olimpistja e LO Paris 2024, notarja Hana Bejiqi.
Panelistët nga biznesi folën për shembujt e mirë që ka biznesi në lidhje me barazinë gjinore, praktika këto që mund të kontribuojnë edhe në sport, derisa komuniteti i sportit foli për rolin dhe fuqizimin e vajzave në sport.
Të gjithë të pranishmit patën mundësinë që përmes pyetësorit online të përgjigjen në pyetje të ndryshme për barazinë gjinore.
















