Për dy ditë në Podgoricë të Malit të Zi është mbajtur takimi i radhës i projektit të Erasmus Plus, “Sporti si vlerë”, ku KOK-un e përfaqësuan Rejhan Halili dhe Marigona Mehmeti.
KOK-u bashkë me Komitete tjera Olimpike dhe organizata të ndryshme të Ballkanit Perëndimore dhe Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës, janë partnere në këtë projekt, i cili bashkë financohet nga BE përmes programit Erasmus Plus.
Projekti synon të promovojë ndikimin pozitiv të sporteve bazë dhe vlerave të lidhura me to. Projekti fokusohet në pesë vlera thelbësore: Gjithë përfshirja, barazia, integriteti, respekti dhe loja e ndershme.
Gjatë dy ditëve u organizuan aktivitete të ndryshme, që kishin të bënin edhe me promovimin e vlerave olimpike, pasi takimi koincidoi edhe me 23 Qershorin – Dita Olimpike.


