U mbajt Asambleja e Përgjithshme e Punës 2024 – u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2024, në të cilën janë aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës.


Asambleja kaloi në frymë positive, pa ndonjë vërejtje nga asambleistët. Të pranishëm ishin 89 nga 94 asambleistë.


Me shumicë votash janë miratuar: Procesverbali i Asamblesë së Përgjithshme 2023, raporti i punës 2024, raporti financiar 2024, raporti i auditimit 2024, plani i veprimit 2025, plani financiar 2025, raporti i këshillit mbikëqyrës 2024, raporti i KAS-it 2024, raporti i KosADA 2024, ndryshimet statutare dhe rregulloreve të KOK-ut etj.


Pikë e rendit të ditës ishte edhe ish Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, u emërua “President i Nderit”, pas propozimit të bërë nga presidenti i tanishëm, Ismet Krasniqi dhe Bordi Ekzekutiv.



Në pjesën solemne, presidenti Ismet Krasniqi foli për vitin 2024, të cilin e quajti të suksesshëm, duke u bazuar në medaljet olimpike të fituara në Lojërat Olimpike Paris 2024, aktivitetet e shumta të organizuara etj.


Në emër të MKRS-së, të pranishmit i përshëndeti drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, u përkujtuan kontribuesit e sportit, që u ndanë nga jeta vitin e kaluar.

VIDEO e Asamblesë së Përgjithshme