+383 38 222 223 / [email protected]

Tre sportistë të rinj iu shtuan listës së bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 26 të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Me këtë rast, BE aprovoi propozimin e komisionit të sportit për përzgjedhjen edhe të tre bursistëve të rinj “Shpresa Olimpike 2023”.

Janë këta, Edonit Telaku (shenjëtari sportive), Blin Kuka (xhudo) dhe Sylejman Vizdiklar (taekwondo), të cilët quan në 35 numrin e sportistëve të rinj, të cilët mbështeten me bursa mujore nga KOK-u për vitin 2023.


BE diskutoi edhe çështje tjera me rëndësi si: Strategjia e KOK-u, përzgjedhja e logos për kandidaturën për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, dhe çështje tjera.

Sa i përket kërkesave për rekomandim të shpërblimeve në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rezultatet kulminante, BE aprovoi kërkesën për sportistin e bodybuildingut, Betim Krasniqi, nënkampion Evrope, ndërsa u refuzua kërkesa e Kushtrim Bajraktarajt, kampion Evrope, për shkak të mosplotësimit të kritereve të garuesve në kategori.