Titulli i mundshëm zyrtar: Trajner Sportiv     

Pas përfundimit të programit të studimit Akademia Olimpike e Kosovës lëshon:


Certifikatë Kombëtare Profesionale


Personi në këtë profesion mund të jetë i punësuar në pozita të ndryshme si një trajner, instruktor, udhëheqës, konsulent/ këshilltar dhe si ekspert sportiv, etj. Trajneri mund ta fitoj këtë kualifikim vetëm nëse ndjekë trajnimin sipas moduleve dhe kalon me sukses provimet e lëndëve teorike dhe ushtrimet praktike. Bazuar në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, certifikatat apo diplomat e fituara për këtë nivel të arsimimit, janë të nivelit pesë të kualifikimeve, të cilat shërbejnë për të dalë në treg të punës, ose për t’u rikualifikuar për punë të caktuar.


“Trajneri Sportiv” mund të punojë në vendet e punës si në vijim:

  1. Shoqata sportive;
  2. Klubet sportive vendore;
  3. Federatat sportive vendore;
  4. Klube dhe federata ndërkombëtare.


Kandidati i diplomuar në programin “Trajner Sportiv”, është ekspert në trajnime sportive të përgjithshme krahas një sporti specifik. Kjo njohuri i mundëson të diplomuarit të planifikojë dhe zbatojë programe stërvitore në sportin e tyre specifik në të gjitha kategoritë e moshave dhe të gjitha nivelet e performancës sportive.