Takim në KOK për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Drejtuesit e KOK-ut, të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, të kryesuar nga zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Komuna e Prishtinës me kryetarin Përparim Rama, janë takuar sot në zyret e KOK-ut, për t’u koordinuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.


Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme të bashkërendimit të punëve të shumta që na presin, derisa në fokus të bashkëbisedimit tre palësh ishin edhe procedura të ndryshme ligjore që lidhen kryesisht me investimet dhe formimin e Komitetit Organizativ.


Kosovës i është besuar organizimi i LM Prishtina 2030, të cilat do të mbahen në verën e vitit 2030.