Personeli akademik përsonifikon cilësinë e studimit në Programin ‘‘ Trajner Sportiv” . Për këtë arsye menaxhmenti i Akademisë Olimpike ka bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të personelit akademik. Stafi akademik është 100% me kualifikime adekuate dhe me përvojën e nevojshme në arsim, kjo dëshmohet përmes CV-ve të tyre, ku krahas kompetencave profesionale kanë edhe një numër të publikimeve shkencore në revista, kryesisht ndërkombëtare.
Për të gjitha modulet mësimore të përfshira në planin dhe programin mësimor, kuadri është plotësisht profesional, me thirrje adekuademi në lënden e caktuar me eksperiencë universitare. Në këtë mënyrë, ne lidhim teorinë dhe praktikën për t’u dhënë kandidatëve aftësitë e nevojshme.
Të gjithë të punësuarit kanë përshkrimin e plotë të vendit të punës, rekrutimi i tyre bëhet në zbatim të plotë të ligjit të punës. Duke rekrutuar kandidatët më të përshtatshëm për programin e studimit (fushës) përkatës. Në bazë të detyrave të përcaktuara në rregulloreve dhe aktet normative të programit nga Akadmia Olimpike e Kosovës dhe në kontratë, stafi akademik angazhohet dhe është në dispozicion për konsultime me studentët. Gjatë orarit të punës, mësimdhënësit janë në dispozicion të kandidatëve për konsultime dhe për angazhime të planifikuara me komunitetin. Për të arritur këtë cilësi kemi angazhuar staf të mjaftueshëm në mënyrë që të plotësohen të gjitha standardet dhe që mësimdhënësi të jetë në dispozicion të kandidatëve në çdo kohë. Të gjitha rregulloret, udhëzimet dhe politikat programore janë publike dhe të zbatueshme sikurse për stafin akademik poashtu edhe për studentët e të cilat do të publikphen në web faqën e KOK, dhe në tabelen e shpalljeve.
Personeli akademik i këtij programi i përdorin burime të reja të IT (e-mail, faqë personale, tema, bibliografi dhe burime të tjera në format elektronik dhe komunikim me studentët) dhe materiale ndihmëse, të tilla si tabela, tabela të vogëla lëvizëse dhe video-projektor. Personeli akademik e këtij e programit që në orën e parë gjatë prezantimit të syllabusit i paraqësin para kandidatëve, e-mali adresën, dërgimin e materialeve për mes programit të Akademisë, dhe format tjera të kontaktit (orarin e konsultimeve) etj. Derisa të gjitha sallat e ligjëratave janë të pajisura me kompjuter, projektor dhe rrjet të internetit.
Personeli akademik i rregullt dhe bashkëpuntor, para fillimit të semestrit, depoziton në Akademi, literaturën për kandidatët ose referencat ndaj saj. Literatura e rekomanduar duhet të jetë në dispozicion për kandidatin në librari, bibliotekë, në formën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, libra në gjuhë të huaj, leksione të shkruara, si në formatin e shkruar dhe atë elektronike.