Akademia Olimpike në strukturën e saj ka Zyrën për Sigurimin e Cilësisë, e cila krijon rregulla dhe udhëzues mbi sigurimin dhe avancimin e brendshëm të cilësisë, si pjesë e strategjisë së Akademisë për të ofruar mësimdhënie, mësim nxënie dhe trajnim praktik të nivelit të lartë. Sigurimi i cilësisë përfshinë proceset kryesore, proceset e menaxhimit dhe proceset mbështetëse. Parimi themelor i Akademisë Olimpike të Kosovës për sigurimin e cilësisë bazohet në standardet vendore, evropiane dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë.
Menaxhimi i proceseve të sigurimit të cilësisë, bëhet përmes komitetit të cilësisë dhe koordinatores së Zyrës për Sigurimin e Cilësisë. Një vlerësim efikas i brendshëm i cilësisë, kërkon një proces të vlerësimit të pavarur nga ndikimet dhe me etikë të theksuar, në mënyrë që vlerësimet të bëhen në mënyrë efikase dhe të drejtë. Kjo lloj pavarësie dhe mbikëqyrja efikase siguron që efektet e vlerësimit të përcaktohen nga politikat që vendosen nga menaxhmenti, ku në bashkëpunim me komitetin e cilësisë aprovon mënyrën e raportimit të raporteve dhe sigurimin e cilësisë.
Cilësia është produkt i ndërveprimit të mirëfilltë të personelit akademik me kandidatët, personelit jo akademik dhe bashkëpunëtorëve (palët e interesit), duke siguruar një ambient mësimor motivues, ku qëllimet përputhen me programet e hartuara në Akademinë Olimpike të Kosovës.
Roli i kandidatëve është një komponentë e rëndësishme në sigurimin e cilësisë dhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë aplikon pyetësor të ndryshëm për grumbullimin e informacioneve të nevojshme për veprimtarinë e Akademisë Olimpike. Sa më reale që janë sugjerimet e kandidatëve për përmirësimin e gjendjes ekzistuese të paraqitura gjatë plotësimit të këtyre pyetësorëve, aq më të mëdha janë mundësitë që ato të shfrytëzohen për planifikimin dhe zhvillimin e institucionit tonë
Cilësia e studimeve dhe profesionalizmi i stafit tonë akademik monitorohet dhe vlerësohet në mënyrë rigoroze nga organet përgjegjëse brenda Akademisë Olimpike të Kosovës, në mënyrë që komunitetit t’i shërbejmë kuadro me etikë dhe profesionalizëm.
Misioni kryesor i menaxhimit të cilësisë është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së programit të studimit dhe Akademisë Olimpike në tërësi.
Ekzistojnë mekanizmat për sigurimin dhe zhvillimin e cilësisë në Akademinë Olimpike që janë:
- Komiteti i Cilësisë;
- Zyra për Sigurimin e Cilësisë;
- Koordinatori i Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
- Për funksionimin efektiv të sistemit të cilësisë, ne kemi krijuar edhe instrumentet për sigurim të cilësisë, që janë pjesë e Zyrës për Sigurim të Cilësisë.
Menaxhimi i cilësisë së certifikimit përcakton kriteret për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit të mësimdhënies, procedurat e përgjithshme për certifikim të kandidatëve, përzgjedhjen dhe regjistrimin e kandidatëve, si dhe çështje tjera të rëndësishme për mënyrën e regjistrimit dhe përzgjedhjes.
Komiteti i Cilësisë vendos për marrjen në konsideratë të rekomandimeve të dala nga vlerësimi i Zyrës së Cilësisë, të cilat kanë efekt akademik, ndërsa menaxhmenti vendos për rekomandimet që kanë efekt financiar, ligjor dhe strategjik. Monitorimi i procesit mësimor bëhet përmes standardeve të cilësisë së dhënë (të mësimdhënies, udhëzimit, këshillimit, prezantimit, vlerësimit etj) dhe aktiviteteve të sigurimit të cilësisë (inspektimit të klasave, diskutimit me kandidatë, rishikimin e arritjeve të kandidatëve, intervistave të kandidatëve etj).
Aktivitetet e sigurimit të cilësisë përfshijnë poashtu: Takime të përditshme me stafin administrativ, rishikimin e raporteve javore të stafit akademik, takimet individuale dhe grupore me kandidat