Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekspeditën e bilardos së Kosovës, që kryesohej nga kryetari i federatës, Veton Dyla, pas suksesit në vazhdimësi në Kampionatin Ballkanik të Bilardos, të mbajtur në Petrich të Bullgarisë.
Ekipi ynë zuri një vend të tretë me Faton Bajgorën, një të pestë me Bedri Sijarinën dhe vendin e gjashtë me Valon Gashin.
Në tri garat e kaluara të këtij viti, përfshirë atë në Prishtinë, garuesi Labinot Markaj, kishe zënë një herë vendin e parë, e dy herë të dytin. Markaj dhe Gashi kanë pasur mundësinë ta përfaqësojnë Kosovën edhe në Kampionatin Evropian, falë suksese në Ballkanik.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar bilardistët për rezultatet e arritura, derisa bashkë me kryetarin Dyla dhe garuesit kanë bashkëbiseduar për të gjetur ura të reja të bashkëpunimit, për të avancuar edhe më tutje sportin e bilardos.
Kryetari Dyla, duke falënderuar KOK-un për mbështetjen, sidomos me udhëtimin në Bullgari, foli për sfidat që ka ky sport dhe synimet për të ardhmen, e që janë medaljet dhe organizimi i Kampionatit Evropian në Kosovë.