+383 38 222 223 / [email protected]

Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE)

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Federatës Ndërkombëtare e Skermës (FIE), anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Donald Anthony Jr. dhe Novak Peroviq, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Skermës së Kosovës, kryetari Albert Lubeniqi, nënkryetari Gëzim Sejdijaj dhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.


Palët bashkëbiseduan për gjetjen e urave të bashkëpunimit mes FIE-s, KOK-ut dhe Federatës së Skermës së Kosovës, në interes të zhvillimit dhe masivizimit të sportit të skermës në vendin tonë.


Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, derisa iu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të bashkëpunuar me FIE-n dhe Federatën e Skermës, sidomos në avancimin e trajnerëve dhe administratorëve të sportit, përmes kurseve që organizohen nga Akademia Olimpike. Në lidhje me këtë, detaje dha edhe koordinarja e vlerave olimpike në Akademinë Olimpike, Diellza Kelmendi.


Mysafirët, Anthony dhe Peroviq, si dhe kryetari Lubeniqi, falënderuan presidentin Krasniqi për pritjen dhe ofrimin e mundësive të bashkëpunimit, në të mirë të masivizimit të sportit të Kosovës, në këtë rast skermës, si sport i ri në vendin tonë.