Presidenti Krasniqi priti anëtarin e WOA-s, Igor Boraska

Presidenti Ismet Krasniqi, ka pritur anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Olimpistëve Botërorë, Igor Boraska.


Kroati Boraska është medalist i bronztë në Lojërat Olimpike Sidnej 2000 në “rowing” (shtyrje e varkës), si dhe kampion bote.


Qëllimi i vizitës së tij në KOK ishte formimi i Shoqatës së Olimpistëve në Kosovë, për çka presidenti Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të themeluar sa më parë këtë Shoqatë dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Shoqatën e Olimpistëve Botërorë.


Olimpisti Boraska përgëzoi presidentin Krasniqi për sukseset e arritura, me theks të veçantë tri medaljet e arta olimpike, në vetëm dy pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore.