Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka miratuar listën prej 10 Shpresave Olimpike 2025, të përzgjedhur nga komisioni i sportit në KOK, pas propozimeve të ardhura nga 12 federata.
Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet ndërkombëtare dhe potencialin e sportistëve për të ardhmen.
10 sportistët e rinj do të mbështeten me bursa mujore në vlerë 150 euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren 03/2013 për ndarjen e bursave për shpresa olimpike dhe paralimpike.
Si zakonisht, një tjetër listë më e gjerë me bursistë do të përzgjidhet në fillim të vitit të ardhëm, të cilët do të mbështeten nga KOK.
LISTA
| Emri dhe mbiemri | Sporti |
| Drilon Metaj | Atletikë |
| Velona Mani | Atletikë |
| Lumturim Xhoxhaj | Boks |
| Doruntina Nezaj | Mundje |
| Harun Shipkovica | Mundje |
| Hana Beiqi | Not |
| Bleron Ademi | Taekwondo |
| Jon Gashi | Taekwondo |
| Blerina Gashi | Xhudo |
| Sidorela Dodaj | Xhudo |
