Xhudistët tanë sërish arritën suksesin më të madh nga ekipi ynë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023.
Xhudoja u paraqit me gjashtë garues, ndërsa Blin Kuka, ishte më së afërmi medaljes, bashkë edhe me Laurinë Gashi.
Blini doli i pesti në kategorinë -90 kg, duke mbyllur garën me dy fitore dhe dy humbje, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.


Kuka përmes repesazhit hyri në zonën e medaljeve, por u mund në luftën për të bronztën nga Ramirez Perez, pas tri dënimeve të marra nga gjyqtarët në shënim të artë.
Gashi zuri vendin e shtatë në kategorinë -52 kg. Edhe ajo shënoi dy fitore dhe dy humbje, duke dëshmuar të ardhme të ndritur për xhudon tonë.


Garuesit tjerë si Uvejs Emini, Andi Reshitaj, Art Thaçi dhe Jon Veseli, u ndalën në raundin e parë.





