Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, anëtar i komunitetit ashkalinj.
Rrëfimi i tij për dhunën dhe diskriminimin e vazhdueshëm gjatë ndeshjeve është alarmues dhe i papranueshëm.
Sporti nuk njeh ngjyrë, prejardhje apo përkatësi etnike. Dhuna dhe urrejtja nuk kanë vend në sport, nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
Ne i qëndrojmë pranë Belginit dhe të gjithë të rinjve që guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në fushat sportive, e sidomos kur ëndërrojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës.
U bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast dhe të garantojnë një ambient të sigurt dhe të drejtë për çdo sportist, pa dallim.
Belgin, jemi me ty!