+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Lojërat Olimpike Paris 2024

Data

26 Korrik - 11 Gusht 2024

Ku

Paris

  • 00Ditë
  • 00Orë
  • 00Min
  • 00Sek

‘Merci’ Paris, ‘see you in’ LA28!

 

Faleminderit i themi Parisit për organizimin e shkëlqyer të Lojërave Olimpike 2024, të cilat u mbyllën të dielën mbrëma në ceremoninë e organizuar në stadiumin “Stade de France”.

Për dallim nga ceremonia hapëse, në parakalim ishin flamurmbajtësit, derisa flamurin tonë e mbajtën atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq.

Ceremonia e mbajtur para rreth 80 mijë shikuesve u përshkrua me atmosferë impozante, ku gërshetoheshin kultura dhe tradita franceze, përmes edhe promovimit të vlerave olimpike.

Në fund të ceremonisë, presidenti i IOC-ut, Thomas Bach, që falënderoi Parisin për organizimin e shkëlqyer, bëri dorëzimin e flamurit olimpik për vendin mikpritës të Lojërave të ardhshme Olimpike LA28.

Flamurin e pranuan kampionia e shumëfishte olimpike, gjimnastja Simone Biles dhe e para e Los Anxhelosit, Karen Bass.

Ekipi ynë në Paris 2024 u përfaqësua me nëntë sportistë, prej të cilëve fitoi dy medalje me xhudistet, Distria Krasniqi, që mori të argjendtën dhe Laura Fazliu të bronztën.

Sportistët & Rezultatet

Emri MbiemriSportiKategoria/DisiplinaRezultati
Distria KrasniqiXhudo52 kgMedalja e argjendtë (2/26)
Laura FazliuXhudo63 kgMedalja e bronztë (3/29)
Akil GjakovaXhudo73 kg5/30
Loriana KukaXhudo78 kg9/22
Nora GjakovaXhudo57 kgRaundi 1
Donjeta SadikuBoks60 kg9/22
Hana BejiqiNot50m. Stil i lirë43/79 (27.34 sek.)
Adell ShaboviqNot100m. Stil i lirë58/79 (51.77 sek.)
Gresa BakraçiAtletikë800 m.DQ*

Trajnerët & Zyrtarët tjerë

Emri MbiemriRoliSporti
Filan FistekuKapiten i EkipësNA
Filane FistekuTrenereGjimnastikë
Fisteku FilanMjekNA
Fisteku FilaneTrenerSkijim