Kosova, kampione e Ballkanit U-22

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22, në konkurencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë.


Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari të drejtuara nga Vildane Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).

Ballkaniku u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.

Në konkurrencën e meshkujve,  dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga finale nga Turqia.

Ky sukses i madh tregon se Kosova ka talent dhe potencial të madh në beach volley dhe vajzat tona janë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm të sportisteve.

Urime vajzave dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës për suksesin.