Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me Federatën e Basketbollit e Kosovës (FBK), kanë vizituar sot Qendrën Sociale Edukative SOS Kopshti, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, bëri thirrje që fëmijët të merren edhe me sport, pasi ata janë e ardhmja e vendit tonë.
KOK, bashkë me FBK-në dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK) ndanë dhurata për fëmijët.
Bashkë me presidentin ishin edhe zyrtare të KOK-ut dhe FBK-së.