KOK rrit vlerën e bursave olimpike Paris 2024, për 2880 euro në muaj

Bordi Ekzekutiv i KOK-u ka vendosur që deri në Lojërat Olimpike Paris 2024, të rrit vlerën e bursave olimpike për 22 bursistët e KOK-ut.


Rritja është bërë në bazë të rezultateve të arritura nga sportistët gjatë vitit 2022.


Rritja më e madhe, prej 300 eurosh, është bërë për kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, nënkampionen e Evropës 2022, xhudisten Laura Fazliu dhe medalistët e bronztë në Lojërat Mesdhetare, xhudisten Flaka Loxha e boksierin, Shpetim Bajoku.




Me nga 250 euro më shumë, do të marrin edhe boksierja Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës dhe xhudistja, Loriana Kuka, medaliste e artë në LM Oran 2022.


Vlera totale mujore e rritjes është 2880 euro.


Qëllimi i dhënies së bursave olimpike është përgatitja dhe ndjekja e normës olimpike për Paris 2024.


LISTA


1300 Euro
Distria Krasniqi (xhudo)
Nora Gjakova (xhudo)


850 Euro
Donjeta Sadiku (boks)
Loriana Kuka (xhudo)


750 Euro
Akil Gjakova (xhudo)
Laura Fazliu (xhudo)


650 euro
Egzon Shala (mundje)


600 euro
Muhamet Ramadani (atletikë)
Shpetim Bajoku (boks)
Flaka Loxha (xhudo)


500 euro
Erza Muminoviq (xhudo)


380 euro
Lorand Gjoshi (kajakim)
Arnis Agushi (taekwondo)
Eda Zeqiri (not)
Edi Dvorani (shigjetari)
Nexhat Sahiti (shenjëtari)
Shpati Zekaj (xhudo)
Albion Ymeri (triathlon)
Gresa Bakraqi (atletikë)


250 euro
Alaudin Suma (atletikë)
Arbër Azemi (taekwondo)
Patriot Behrami (boks)


Vlera e rritjes totale për muaj është: 2880 euro