Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën, Play International Kosova.
Në emër të KOK-ut, memorandumin e nënshkroi presidenti Besim Hasani, ndërsa për Play International Kosovëa udhëheqësi i kësaj organizate.
Presidenti Hasani i njoftoi mysafirët me disa prej aktivitetevetë Komitetit Olimpik të Kosovës, si Ditën Olimpike 2019, Festivalin Sportiv Prishtina 2019, si dhe Panairin e Sportit 2019.
Për të gjitha këto aktivitete KOK-ut i duhen vullnetarë, për çka Play International do të bashkëpunojë ngushtë me KOK-un në organizimin e këtyre aktiviteteve në të ardhmen, e sidomos Ditës Olimpike 2019 që organizohet më 27 maj.
Nga ana e tij, Andrew Piner, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e memorandumit, me ç’rast shprehu gatishmëtinë për bashkëpunim të frytshëm me KOK-un.
I pranishëm ishte edhe koordinatori i kësaj organizate, Senad Ramani, i cili tregoi për aktivitetet që e presin këtë organizatë gjatë këtij viti.
KOK dhe Play International edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim në aktivitete të ndryshme.