KOK nënshkroi kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”

KOK ka vazhduar me mbështetjen e sportistëve dhe sot ka nënshkruar kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”. Sportistët e rinj iu takojnë 18 federatave sportive.


Ata janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa lista është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.


Në ceremoninë e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, presidenti Krasniqi theksoi se KOK çdo vit është duke rritur mbështetjen për sportistë, derisa këtë herë për 46 sportistët janë ndarë 82800 euro në vit.


Bursistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj. Vlera mujore për të gjithë është 6900 euro.


Në emër të trajnerëve dhe sportistëve folën përzgjedhësi i mundjes, Ferat Ramadani, dhe gjimnastja, Vilëza Zeqiri, të cilët falënderuan KOK-un për mbështetjen, duke premtuar angazhim dhe suksese edhe në vazhdim.


Pikërisht rezultatet e arritura, gjithëpërfshirja dhe barazia gjinore ishin kriter për përzgjedhje.


LISTA

Emri dhe mbiemriSporti
Dijesa KadriuAtletikë
Erisë AbdullahuAtletikë
Medina KutleshiAtletikë
Baton HaxhiuBadminton
Luan RrahmaniBoks
Rian IsufiBoks
Dion BytyqiÇiklizëm
Visar NuhajÇiklizëm
Bora HotiGjimnastikë
Vilëza ZeqiriGjimnastikë
Eris BalidemajKajakim
Kron BalidemajKajakim
Jon RamadaniMundje
Kanita SpahijaMundje
Lorena DurajMundje
Arion BudimaNot
Olta BerishaNot
Riga ShalaNot
Shega HashaniPingpong
Blend HajdariPingpong
Dhurata IbrahimiShenjëtari Sportive
Valmir GllarevaShenjëtari Sportive
Andi PupovciSkitari
Klara SefajSkitari
Imarah VizdiklarTaekwondo
Mal SahitiTaekwondo
Suleyman VizdiklarTaekwondo
Forta MorinaTenis
Learta MuharremiTenis
Amar MaxhuniTriatlon
Muhamedin VeseliXhudo
Andi ReshitajXhudo
Laurina GashiXhudo
Estea ArifajXhudo
Malvina HaziriBasketboll
Yll KastratiBasketboll
Amar MuqolliHendboll
Arjeta ImerajHendboll
Adea MillakuVolejboll
Freskim MehmetiVolejboll
Erza GashiFutboll
Blerta AsllanajFutboll