KOK në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, dhe nën udhëheqjen e organizatës “Climate Awareness Association”, ka mbajtur punëtorinë e radhës “ECO-SHIFT” për ndryshimet klimatike (Climate fresk), në kuadër të projektit “Ocean”.
ECO-SHIFT është punëtori që ofron njohuri rreth ekonomisë qarkore dhe tranzicionit ekologjik, një model i ri ekonomik që trajton menaxhimin e mbeturinave, energjinë efiçiente, riciklimin, ri-përdorimin dhe riparimin e produkteve.
Pjesëmarrës në punëtori, ishin përfaqësuesit e KOK-ut dhe të federatave sportive.