+383 38 222 223 / [email protected]

Jon Gashi, i pesti në Evropianin e taekwondosë për junior

Taekwondisti, Jon Gashi, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian për junior, të mbajtur gjatë fundjavës në Talin të Estonisë.


Gashi, bursist i KOK-ut si shpresë olimpike 2023, arriti deri në çerekfinale, pas fitores në raundin e dytë, derisa të parin e kaloi pa luftë, kategoria -73 kg.


Garuesit tjerë, Elion Agushi dhe Mal Sahiti, nuk patën fat, duke u ndalur në raundin e dytë.