Hapet thirrja për programet edukative të Akademisë Olimpike Ndërkombëtare për vitin 2024

Akademia Olimpike Ndërkombëtare (IOA), ka hapur thirrjet për programet dhe sesionet edukative, të cilat do të organizohen gjatë vitit 2024 në Olimpia të Greqisë. 


IOA, ofron një gamë të gjerë të programeve dhe sesioneve edukative për të rinjtë, trajnerët, pedagogët, studiues dhe profesionistët e fushës së sportit.


Programet e IOA janë mundësi unike për të fituar njohuri për olimpizmin, vlerat olimpike, lëvizjen olimpike, sportin, kulturën, si dhe krijimin e ambasadorëve të rinj, të cilët do të promovojnë rëndësinë e sportit në shtetet e tyre.


Të gjitha informatat për programet, kriteret, kohëzgjatja dhe dokumentacionin e kërkuar mund t’i gjen në linqet në vijim.


• Sesioni i 64-të Ndërkombëtar për Ambasadorët e Rinj Olimpik – Afati i fundit për aplikim është: 15 mars 2024!


• Seminari i 31-të ndërkombëtar për studimet olimpike për studentët pasuniversitar – Afati i fundit për aplikim është: 15 maj 2024!


• Master në “Studimet Olimpike, Edukimi Olimpik, Organizimi dhe Menaxhimi i Ngjarjeve Olimpike” – Afati i fundit për aplikim është: 25 mars 2024!


Të gjithë të interesuarit për procedurat rreth aplikimit mund të kontaktojnë me koordinatoren e vlerave olimpike në Akademinë Olimpike, Diellza Kelmendi.