Gjenerata e pestë përfundon kursin ASMC

Ka përfunduar me sukses edicioni i pestë i kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC), i nisur në fillim të këtij viti.


Këtë fundjavë është mbajtur moduli i gjashtë, njëherit i fundit, që kishte të bënte me organizimin e ngjarjeve sportive.


Ligjërues i jashtëm ishte sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Sasha Popovski, ndërsa ligjërues të rregullt ishin sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC 5, Ibër Alaj dhe Fitim Arifi, koordinator i edukimit arsimor në Akademinë Olimpike të Kosovës.


ASMC 5 u vijua nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave të ndryshme sportive.