+383 38 222 223 / [email protected]

Drejtuesit e KOK-ut pritën krerët e CEV dhe FIPAV

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena dhe presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), Giuseppe Manfredi, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e FVK-së, kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.


Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët për vizitën, i ka njohur me  bashkëpunimin e mirë që ka KOK me FVK-në, derisa ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të bashkëpunojë edhe me CEV dhe FIPAV për avancimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar.


Nënpresidenti Arena dhe presidenti Manfredini, folën për bashkëpunimin dhe mbështetjen që po e japin për zhvillimin e volejbollit tonë, duke thënë se FVK po rritet me hapa të shpejtë, pavarësisht se ka pak vjet që prej anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.


Me rastin e vizitës së tyre, presidenti Manfredini dhe i pari i FVK-së, Gjinovci, nënshkruan memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit federata jonë do të përfitojë mbështetje nga FIPAV, në avancimin e trajnerëve tanë, si dhe në fusha tjera, ku FVK ka nevojë për bashkëpunim.