Drejtori për financa, Endrit Syla, po e vijon programin MEMOS XVII

Drejtori për financa në KOK, Endrit Syla, po e vijon programin e Masterit Ekzekutiv për Menaxhimin e Organizatave Sportive (MEMOS XVII).


Prej 2-10 shkurt 2025 në Rabat të Marokut u mbajt moduli i dytë, në të cilin u ligjërua për marketingun.


Pjesëmarrës ishin 37 përfaqësues të 30 Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe shtatë nga organizatat e ndryshme sportive.


Ky sesion, i fokusuar në marketingun e organizatave sportive olimpike dhe projektet MEMOS, ishte një mundësi e mirë për drejtuesit dhe ekspertët e lëvizjes sportive ndërkombëtare për të shkëmbyer dhe thelluar aftësitë e tyre në menaxhimin sportiv.