Fati nuk ishte me Akil Gjakovën. Sportisti më i mirë i Kosovës shkëlqeu sot, duke arritur deri në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Paris 2024, por në fund mbeti pa medalje në kategorinë -73 kg.
Xhudisti ynë shënoi tri fitore radhazi, duke mundur Daniel Cargnin të Brazilit, Samuel Gassner të Austrisë dhe në çerekfinale favoritin, Manuel Lombardo.
Në gjysmëfinale u mund nga kampioni i botës 2024, Heydar Heydarov, derisa në luftën për medaljen e bronztë nga japonezi Soichi Hashimoto.
Keep your head up CHAMPION🫶 pic.twitter.com/oC8vXxXdi3
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) July 29, 2024
Vendi i pestë konsiderohet sukses i madh për Akilin dhe vetë Kosovën.
Sot garoi edhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, e cila shkaku edhe i lëndimit nga i cili vuante prej muajsh nuk kaloi raundin e parë, kategoria -57 kg.





