+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026


Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.


Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë sosh.


Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.


Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për KOK-un, pavarërisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m).