+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mbahet moduli i tretë i ASMC 7

Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të edicionit të shtatë të kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), të mbajtur për dy ditë në ambientet e KOK-ut.


Moduli i tretë iu kushtua menaxhimit të burimeve njerëzore, një prej komponentëve kyç në zhvillimin dhe funksionimin e organizatave sportive.


Clarke ka mbi 30 vjet përvojë në lëvizjen olimpike, me ekspertizë të veçantë në organizimin e Lojërave Olimpike. Në Londër 2012 ai ishte përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore, ndërsa që nga viti 2019 është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në rol këshillues për organizimin e Paris 2024, Milano Cortina 2026, Los Angeles 2028 dhe Brisbane 2032.


Përveç Clarke, ligjërues në këtë modul ishin edhe: Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC, Ibër Alaj, si dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike.


Kursi ASMC 7 po vijohet nga përfaqësues të federatave të ndryshme sportive.