Garat e basketbollit 3X3 që do të mbahen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të shërbejnë për procesin kualifikues për Lojërat Olimpike LA28. Sipas marrëveshjes mes ICMG dhe FIBA, kombëtaret, bazuar në paraqitjen e tyre do t’iu shtohen gjasat për kualifikim në LA 2028.
Great news: 3×3 Basketball in Taranto 2026 – Road to LA28 🏀🌍
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) May 12, 2026
3×3 Basketball in Taranto 2026 will count toward Olympic qualification for LA28.
Kosovo competes in both men’s and women’s categories. 🇽🇰🇽🇰#Kosova #Taranto2026 #LA28 #3x3Basketball pic.twitter.com/HXrFyJJROt
Turneu i basketbollit 3×3 i Lojërave Mesdhetare do të zhvillohet nga 29 gusht deri më 2 shtator 2026 në Peripato Gardens, një monument historik në qendër të Tarantos, i rinovuar posaçërisht për këtë rast.
Në Taranto 2026, Kosova përfaqësohet në basketboll 3X3 në të dyja konkurrencat
