+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Dy trajnerë përfitojnë bursë nga Solidariteti Olimpik i IOC

KOK përmes programit të Solidaritetit Olimpik të IOC, ka siguruar mbështetje për dy trajnerë kosovarë për programe të avancuara ndërkombëtare të edukimit.


Trajneri i basketbollit Shemsedin Bytyqi është përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për të ndjekur programin “International Coaching Course (ICC) 2026”, i cili do të organizohet nga Universiteti Hungarez i Shkencave të Sportit në Budapest të Hungarisë.


Ky program është një nga kurset më të njohura ndërkombëtare për zhvillimin profesional të trajnerëve.


Ndërkohë, trajneri i tenisit, Senad Jusufi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) për të marrë pjesë në kursin “Coach of High-Performance Players (CHP Level 3)”.


Përmes këtyre bursave, trajnerët do të kenë mundësi të avancojnë njohuritë teknike dhe përvojën praktike në sportet e tyre, duke kontribuar më tej në zhvillimin e basketbollit dhe tenisit në Kosovë.