Dy skitarët tanë, Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, kanë përfunduar garimin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Kiana garoi në tri disiplina: Super sllallom të madh, sllallom të madh dhe sllallom, ndërsa Drini në sllallom.
Për fatin jo të mirë të tyre, por edhe kushteve të vështira në shteg, të dy dolën nga shtegu në të gjitha disiplinat.
Sidoqoftë, pjesëmarrja e Kosovës në një ngjarje të tillë me dy skitarë, vlerësohet sukses.



