Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 9-të, të fundit për këtë vit, në të cilën u morën vendime të ndryshme sipas rendit të ditës.
E pranishme në mbledhje ishte edhe medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, anëtare e BE, e cila shkaku i angazhimeve me përgatitje dhe gara kishte munguar në mbledhjet e kaluara.

- U miratua draft-buxheti për vitin 2026
- U diskutua për ecurinë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026
- U vendos për draftin e rregullores së laureatëve të vitit. Rregullorja me plotësim ndryshimet pritet të miratohet në mbledhjen e radhës.
- U miratua rregullorja e punës e Komiteti Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG).
- Bordi u njoftua me pjesëmarrjen e OCMG-së në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së të mbajtur në Portimao, si dhe me vizitën e komisionit koordinues të ICMG-së në Prishtinë.
- U miratua lista e propozuar nga komisioni i sportit për 10 bursistët e përzghedhur “Shpresa Olimpike 2026”, të cilët mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
- U miratua propozimi i komisionit të sportit për përfshirjen e peshëngritësit Kianoush Rostami në listën e bursave olimpike Los Anxhelos 2026. Rostami debutoi me Kosovën në Kampionatin Botëror të mbajtur në muajin tetor në Forde të Norvegjisë, ku zuri vendin e pestë.

