+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK organizoi trajnim për AI

Përfaqësues të federatave sportive dhe gazetar sportivë kanë ndjekur sot trajnimin për inteligjencën artificiale (AI), që u mbajt në kuadër të konferencës vjetore “Sporti dhe Media”.


Vijuesit mësuan për mënyrën e përdorimit të AI në komunikim, menaxhimin më të lehtë të punës, risitë e fundit të AI, e ardhmja etj.


Trajnimi u ligjërua nga Valon Canhasi, ekspert i fushës së AI-së, i cili ndau njohuri dhe shembuj konkretë mbi mënyrën se si teknologjia mund të kontribuojë në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të organizatave sportive, federatave, klubeve, etj.


Një ditë më parë, trajnimi i njëjtë u mbajt edhe me stafin e KOK-ut.