Karateisti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Kajro të Egjiptit.
Pas 6 luftërave dhe pas fitoreve ndaj kampionëve botëror e medalistëve olimpikë, 20-vjeçari u ndal në finale nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur në grupe, kategoria 60 kg.
HISTORIC ACHIEVEMENT 🥈🌍
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) November 30, 2025
Kosovo’s karate athlete Islam Selmani wins the silver medal at the World Karate Championships in Cairo, Egypt!
Selmani becomes the first Kosovan karateka to win a world silver medal, marking one of the greatest achievements in our sporting history. pic.twitter.com/DR8Bl8O9h7
Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.
Shumë urime për Selmanin, trajnerin Isak Curri dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.
