Panelistë të shumtë nga sporti vendor dhe ndërkombëtar e kanë madhështuar Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, të organizuar sot nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Konferenca u fokusua në temën: “Sporti dhe edukimi fizik në epokën e ndryshimeve globale: Sfidat dhe perspektivat”.
Në ceremoninë hapëse, dekani i FEFS-it, Florian Miftari, foli për rëndësinë që ka organizimi i kësaj konference, sikurse prodekanët Faton Tishukaj e Majlinda Zhitia Gjelaj, Naim Gashi drejtor i Agjencionit të Akreditimit të Kosovës dhe Ibër Alaj drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS.
Ndër panelistë të shumtë vendorë veçohet kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe trajneri me pesë medalje olimpike, Driton Kuka, të cilët folën për sfidat, përkushtimin, dhe vizionin prej vitesh drejt majave të olimpit.

Për suksesin e deritashëm të Kombëtares së Kosovës në futboll, të ardhmen në rrugëtimin drejt kualifikimit historik përnë Kupën e Botës 2026, foli përzgjedhësi Franco Foda, i cili ishte në panel së bashku me prodekanin, Malsor Gjonbalaj, njëherit trajner i futbollit.
Ndër panelistë të huaj ishin edhe profesorët Megan Chawansky, Antonio Tessitore dhe të tjerë që sollën perspektiva të thelluara shkencore e profesionale.






