+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Vendimet e mbledhjes së 8 të BE

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e 8-të në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës.


BE diskutoi për përgatitjet e Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030 para Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).


U diskutua po ashtu për kërkesën e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, për përfshirjen e peshëngritësit Kianoush Rostami në listën e bursave olimpike LA28. Rostami doli i pesti në Kampionatin Botëror, të mbajtur këtë muaj në Norvegji, duke përfaqësuar për herë të parë Kosovën.

BE shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera.