+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

ASMC 6 – Menaxhimi i marketingut

Në kuadër të edicionit të gjashtë të kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 6), për dy ditë me radhë u zhvillua moduli i pestë me temën “Menaxhimi i marketingut”.


Ligjërues ishin: Besim Aliti, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut, Ibër Alaj drejtor i programit ASMC 6, Sasha Popovski, ish-sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut dhe Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.


Ky modul theksoi rëndësinë e marketingut në zhvillimin e sportit, si një mjet kyç për ndërtimin e identitetit të organizatave sportive, tërheqjen e sponsorëve dhe rritjen e përfshirjes së publikut. Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve, pjesëmarrësit mësuan se si komunikimi i mirë, bashkëpunimet strategjike dhe fushatat kreative mund të ndihmojnë në promovimin dhe përmirësimin e imazhit të organizatave sportive.


Pjesëmarrësit nga federatat sportive patën mundësinë të diskutojnë sfidat dhe mundësitë që ofron marketingu, duke shkëmbyer ide të ndryshme dhe mënyra për të rritur ndikimin e tyre pozitiv në komunitet.


Moduli u zhvillua me organizimin e Akademisë Olimpike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme e edukimit dhe ngritjes profesionale në fushën e sportit.