Kompania me renome ndërkombëtare, “RC Advisory Group Limited”, është përzgjedhur për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pas shpalljes së bërë nga Komiteti Organizativ (OCMG) i LM Prishtina 2030.
Kontraktori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për përgatitjen e:
- Master Planit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 (duke përfshirë Strukturën Operacionale të Lojërave dhe Buxhetin)
- Konceptit të Operimeve të Lojërave
- Planeve Themelore për Fushat Funksionale
- Planit të Trashëgimisë së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Propozimi është dhënë nga komisioni i formuar nga Komiteti Organizativ i LM Prishtina 2030 (OCMG) dhe është miratuar nga anëtarët e OCMG-së.
“RC Advisory Group Limited” është kompani me seli në Britaninë e Madhe dhe ka përvojë të madhe në përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për ngjarje të mëdha ndërkombëtare.