+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK nënshkruan me IOC kornizën për ndryshimet klimatike

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kornizën për ndryshimet klimatike me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.


Korniza u nënshkrua në Paris të Francës nga presidenti Ismet Krasniqi dhe Nils Holmegrad nga Solidariteti Olimpik i IOC, derisa i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.


KOK prej dy vitesh është pjesë e projektit “OCEAN” për ndryshimet klimatike, ku prej vitit të kaluar organizon edhe punëtori të ndryshme me federatat sportive dhe organizata tjera.