Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e shtatë, në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:
- U miratua pjesërisht propozimi i komisionit të sportit për ankesat dhe kërkesat e federatave sportive për bursat olimpike LA28.
- BE u njoftua për dorëheqjen e drejtorit të financave dhe arkatarit, Endrit Syla
- U diskutua për aktivitetet e ardhshme si: Festivali i Filmit Sportiv Prishtina 2025, vrapimi i gjeneratës së Pavarësisë (2008) dhe Forumi i Sportit, që mbahet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit
- U diskutua për emërimin e sponsorit të ri për projektin për matjen e të rinjve.
- U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, konkretisht formimin e Komitetit Organizativ (OCMG).
- U vendos të shpërblehet xhudistja Enise Zijade me 2500 euro dhe trajnerja e saj, Majlinda Kelmendi, me 1500 euro, për medaljen e bronztë të fituar në EYOF Shkupi 2025, pasi rregullorja Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare nuk e parasheh mbështetjen për garat e EYOF-it.
- U shqyrtuan edhe ankesat dhe kërkesa tjera të ardhura nga federatat sportive
