+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Festivali i 5-të i Filmit Sportiv Prishtina 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025.


Festivali do të mbahet në Kino ABC në Prishtinë dhe për dy ditë, me datat 16 dhe 17 shtator (e martë dhe e mërkurë), do të shfaqen dokumentarë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.


Më 16 shtator është ceremonia hapëse, dhe pas ceremonisë do të shfaqet dokumentari premierë “Luani me rrotë nëpër botë”, që i kushtohet themeluesit të sportit të boçës në Kosovë.


Më 17 shtator do të shfaqen 9 filma/dokumentarë tjerë, të cilët promovojnë kryesisht sportin tonë, por nuk mungojnë edhe filma ndërkombëtar.


ORARI