+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Lista preliminare e bursave për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028

27 sportistë do të mbështeten për të ndjekur normën olimpike për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028. Lista preliminare e propozuar nga komisioni i sportit u miratua në mbledhjen e fundit të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.


Mbështetja për sportistë bëhet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe direkt nga buxheti i KOK-ut.


Bazuar në të arriturat e sportistëve dhe potencialin e tyre për t’u kualifikuar në LA 28, komisioni ka ndarë sportistët në tri grupe.

Në grupin e parë bëjnë pjesë medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi (xhudo), që do të mbështetet me 1350 dollarë, pasuar nga medalistja olimpike Paris 2024, Laura Fazliu (xhudo) me 1250 dollarë dhe Akil Gjakova (xhudo) e Donjeta Sadiku (boks) me nga 1100 përkatësisht 1000 dollarë.


Grupin e dytë e përbëjnë: Xhudistët Flaka Loxha e Dardan Cena, atleti Muhamet Ramadani, boksieri Bashkim Bajoku, taekwondosti, Bleron Ademi dhe notarja Hana Bejiqi. Të gjithë këta do të mbështeten me nga 600 dollarë.


Në grupin e tretë janë 17 sportistë: Shpetim Bajoku (Boks), Fatjona Kasapi e Shpati Zekaj (Xhudo), Mal Sahiti, Elion Agushi e Jon Gashi (taekëondo), Donat Syla e Taulant Jakupi (Boks), Blin Kuka (Xhudo), Laurinë Gashi (Xhudo), Gresa Bakraqi (atletikë), Leon Thaqi (atletikë), Lonisa Reka (mundje), Nexhat Sahiti e Drilon Ibrahimi (shenjëtari), Albion Ymeri (triatlon) dhe Kaltrina Thaqi (Gjimnastikë), të cilët mbështeten me nga 350 euro.


Mbështetja totale brenda një muaji do të jetë 14250, ndërsa në vit 171 mijë.

GrupiEmri/mbiemriSportiShuma
1Distria KrasniqiXhudo1350 $
1Laura FazliuXhudo1250 $
1Akil GjakovaXhudo1100 $
1Donjeta SadikuBoks1000 $
2Flaka LoxhaXhudo600 $
2Dardan CenaXhudo600 $
2Muhamet RamadaniAtletikë600 $
2Bashkim BajokuBoks600 $
2Bleron AdemiTaekwondo600 $
2Hana BejiqiNot600 $
3Shpetim BajokuBoks350
3Fatjona KasapiXhudo350
3Shpati ZekajXhudo350
3Mal SahitiTaekwondo350
3Elion AgushiTaekwondo350
3Donat SylaBoks350
3Taulant JakupiBoks350
3Blin KukaXhudo350
3Laurinë GashiXhudo350
3Gresa BakraqiAtletikë350
3Leon ThaqiAtletikë350
3Lonisa RekaMundje350
3Nexhat SahitiShenjëtari350
3Drilon IbrahimiShenjëtari350
3Albion YmeriTriatlon350
3Kaltrinë ThaqiGjimnastikë350
3Jon GashiTaekwondo350